Avni Bytyçi

“Nuk është statut, është kushtetutë për serbët e Kosovës”: Bytyçi për “draftin” e pademantuar të Asociacionit

Ish-zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar draft-Statutin e pretenduar të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe që është publikuar nga ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani, draft të cilin e ka quajtur “jo thjesht statut, por kushtetutë për serbët e Kosovës”.

Bytyçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nëse ky statut jetësohet “Serbia formalisht edhe ligjerisht e ka të hapur kontrollin mbi një pjesë të territorit të Kosovës përmes bashkupunimit me komunitetin serb të Kosovës”.

Postimi i plotë i Bytyçit:

E lexova draft statutin e propozuar nga BE. Nëse ky statut jetësohet, Serbia formalisht edhe ligjerisht e ka të hapur kontrollin mbi një pjesë të territorit të Kosovës përmes bashkupunimit me komunitetin serb të Kosovës.

Vështirë të kalueshme në gjykatën kushtetuese e bënë preambula, sidomos referenca e rezolutës 1244, dhe referencave të tjera, përjashto kushtetutën dhe marrëveshjen për normalizim.

Në fjalinë e dytë pas paragrafitë të parë me qëllim është vendosur fjala autonomi pas fjalës pavarësi. Kjo ndërlidhet me rez. 1244, për këtë arsye figuron ajo në preambul.

Neni 2 e përcakton komunitetin serb si komunitet të veçantë, që historikisht ka jetuar se bashku me komunitet tjera në Kosovë. Kjo është gënjeshtër. Serbeve të Kosovës ju takojnë të drejta të veçanta përtej nenit 57 dhe kapitullit të dytë të kushtetutës. Duke cenuar kështu parimin e multietnicitetit, barazinë e komuniteteve. Mbi këtë parim edhe Turqit kanë të drejtë të kenë një asociacion të tillë.

Neni 2 qartazi thotë autonomi përmes pikës tre, kuptohet e mbuluar me mjeshtri përmes fjalës vetë-menaxhim. Hilja është tek pika ku thotë se asociacioni nuk do të përfitoj kompetenca ekzekutive SHTESË. Pra, ajo do të ket kompetenca ekzekutive, por jo shtesë.

Neni 7 përcakton edhe kufirin administrativ, pra territorial të asociacionit, me Mitrovicen e Veriut si qendër të administrimit.

Për të kuptuar që ky akt ligjor nuk është thjeshtë një statut, por një kushtetutë për serbet e Kosovës. Vetëm lexone pjesën ku sqarohet se si bëhet ndryshimi i statutit. Hilja është tek publikimi në gazetën zyrtare.