“Nuk është për të qeshur” – Rama para evropianëve tregon faktet pse raporti i Dick Martyt ishte i rrejshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Këshillin e Evropës kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në, i cili solli edhe krijimin e Speciales.

Rama në fjalimin e tij ka shpalosur fakte për rrejshmërinë e raportit të Martyt, shkruan lajmi.net.

“Pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish-prokuroreje të përgjithshme, në kërkim të shitjeve të mëdha të shitjeve të librës së saj, çoi në një mocion të ngritur nga një anëtar i partisë së Putinit, që çoi në një Rezolutë të kësaj Asambleje Parlamentare, që çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara, për të gjykuar trafikimin e organeve ndërkohë që luftonin luftën e tyre për liri. Raporti vendos një vend specifik mjekësor, një Shtëpi e Verdhë ku ishin përqendruar operacionet. Këto janë të gjitha sajesa të kësaj fantazie. Në fakt kjo është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare”, tha Rama.

“Është një prej të shumta në këto zona të thella që janë praktikisht të njëjta. Vet fshati që ndodhet në një zonë të largët të veriut të Shqipërisë, që në atë kohë ishte e izoluar nga energjia e uji, e rrugët e asfaltuara, nuk është vendi ideal për këto ndërhyrje kompleksiteti si heqja e organeve. Ku kërkoj ndjesë, mirëpo planifikojeni të heqni organe pa ujë, pa rrugë e pa pajisje. Në fakt, fshatarët u pyetën, dhe u përgjigjën se kurrë, asnjëherë jo vetëm që s’kishin parë, por as s’kishin dëgjuar të tilla gjëra. Por për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu përpara Asamblesë Parlamentare, morën përgjigje. Shkruhet dhe mund të kontrolloni, se u referohen kërcënimeve. Pra fshatarët ishin kërcënuar nga UÇK dhe ishin gënjyer me gjëra të tilla, me qasje falas në alkool, drogë dhe prostituta. Pra protistuta silleshin në atë fshat të largët për t’i heshtur fshatarët. Për fat të keq, ky nuk është vendi i vetëm ku Raporti përfshihet në stereotipe”, tha tutje ai.

“Në rrethana të zakonshme, ngatërrimi i një fshati me rrugë dritash të kuqe të bënte për të qeshur. Kjo nuk është për të qeshur. S’është për të qeshur që të rinjtë që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit të tyre etiketohen si bandë kriminale. Nuk është për të qeshur që vet raporti që në momente thelbësore, hetuesit s’kishin kontakt të drejtpërdrejtë me veprimet e veta. Nuk është për të qeshur që ai pranon në shënime të fundfaqe, që do të kishin bërë xheloz edhe Franc Kafkën e Dostojevskin. Nuk është për të qeshur që Bernard Kushner, që është edhe mjek, theksonte në mënyrë të përsëritur, “ju lutem, mjaftë me këtë, ndaleni, këto pretendime janë tepër të dyshimta”. E megjithatë shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu”, tha Rama. /Lajmi.net/