“Nuk është për LDK”, Lushtaku e fton publikisht avokatin Besnik Berisha t’i bashkohet PDK-së

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku nëpërmjet një postimi në Facebook e ka ftuar publikisht avokatin Besnik Berisha që të bëhet pjesë e PDK-së.

Ai në statusin e tij në Facebook ka thënë se ka dëgjuar intervistën e Berishës me gazetarin Berat Buzhala dhe duke parë qasjen e tij, Lushtaku ka thënë që e fton Besnikun t’i bashkohet PDK-së, pasi sipas tij “ai nuk është për LDK”.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK!”, ka shkruar Lushtaku.

Avokati Besnik Berisha ishte arrestuar të enjten e javës së kaluar nën dyshimet për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria kishte njoftuar se atë ditë, shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve janë bastisur me urdhër të Gjykatës në Ferizaj.