“Nuk është në spital”, familja kërkon informacione për pasagjeren e re që ishte në autobusin e aksidentuar

Familjarët e vajzës së re, Anjeza Bellanica, e cila ndodhej në aksidentin i cili u aksidentua sot në Kroaci, nuk po dinë asgjë për fatin e saj.

Djali i axhës së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë në RTK se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo pasi që nuk po gjindet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi naj informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai.