Nuk është në rritje numri i të prekurve me kancer në Kosovë

Dita Botërore e Kancerit Kosovën e gjene me mbi 1500 persona të prekuar nga kjo sëmundje.

Këtë shifër e konfirmoi për Balkani.info Kryetari i Shoqates se Onkologeve të Kosovës Arben Bislimi.
Në një intervistë të shkurtër dhënë për portalin tonë, Bisimi shtoi se nuk kemi rritje të sëmundjeve malinje, bile ai tha se vendi ynë në krahashim me vendet e rajonit qëndron më mirë sa i përket të prekurve nga kanceri.

“Nëse i krahasojmë rastet e reja në qendrojmë tri herë më mirë se Maqedonia, dhe dy herë më se Shqipërisa , por ketu ka një shpjegim sepse popullata jonë është e re dhe mesataren e kemi nën 30 vjetë”, tha Onkologu Arben Bislimi.

Sipas mjekut sifidat me të cilat ballafaqohen të prekurit nga sëmundjet malinje janë mungesa e medikamenteve adekuate të cilat paraqesin problem pasi që trajtimi i saj ka kosto të lartë.

Më 4 shkurt ditën Botërore të Kancerit, Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka përgaditur aktivitete të shumta.
/Ballkani.info