“Nuk është ndonjë sheik”: Vildane Zeneli flet për të dashurin

Vildane Zeneli vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë për fotot provokuese që poston në rrjetet sociale por edhe për jetën e saj private.

Modelja shqiptare foli për herë të parë për lidhjen e saj 4-vjeçare.

“Nuk kam folur asnjëherë për të dhe s’kam qejf të flas kështu që nuk dua t’ia tregoj emrin. Edhe ai nuk ka qejf t’i përmendet emri. Nuk është ndonjë sheik se e di që shqiptarët ashtu mendojnë. Po nuk fole për të dashurin, shqiptarët menjëherë të bëjnë me 100 gjëra”, – u shpreh Vildane Zeneli në Klan Kosova.

Modelja tregoi se ishin 4 vjet në lidhje, por vitin e kaluar u ndanë dhe kanë mbetur shokë.

E pyetur se për çfarë është paragjykuar më shumë, modelja është shprehur se paragjykimin më të madh e ka pasur prej fotove me bikini dhe librit të saj me fotografi.

https://www.instagram.com/p/BuSDBQpAdhP/

https://www.instagram.com/p/BtmGfOlgjBg/

https://www.instagram.com/p/BmOw_Pvl2V1/

loading…