Nuk është Geti, me këtë reper po sjell duet Fero

Ka thënë se është reperi i parë në botë që nuk ka bashkëpunim me asnjë reper tjetër.

Por, Fero, më nuk do jetë pjesë e kësaj liste.

Dikush prej fansave  e ka pyetur nëse do të vijë ndonjëherë një bashkëpunim mes tij dhe Stresit, kështu që Fero edhe e zbuloi se dyshja shumë shpejtë do të vijnë me një këngë së bashku.

“Po e kemi bashkëpunimin me Stresin, do të vijë shumë shpejtë”, ka shkruar Fero.

Më pas nuk ka munguar as reagimi i Arkimed Lushajt i cili e ka konfirmuar bashkëpunimin po ashtu.