Nuk e zgjodhi për takim të dytë, Andi i reagon Melisës

Andi reagoi në rrjete sociale, pasi Melisa nuk e zgjodhi për takim të dytë.

Andi nga Kosova, i cili është konkurrent i ri në “Përputhen”, zhvilloi një takim me Melisën.

Takimi shkoi shumë mirë dhe pritej që Melisa ta ftonte përsëri në një tjetër takim, por kjo gjë nuk ndodhi.

Andi madje u kujdes që t’i bënte edhe befasi Melisës, e cila u emocionua pa fund.

Por, kur erdhi koha për të bërë zgjedhjen për takimin e radhës, ajo preferoi që ta zgjedhte Muratin, djali nga Turqia.

Së fundi, Andi reagoi me anë të një postimi në Instagram, ku publikoi poezinë që ia bëri Melisës dhe me një emoji i kërkoi takim të dytë asaj.