Arrestim

Nuk e kthen me kohë veturën e marrë me qira, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën rreth orës 16:30 është arrestuar një burrë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë pasi që dyshohet se dy javë më parë i njëjti kishte marrë një veturë me qira dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga viktima mashkull K/Shqiptar kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar”, thuhet në raportin e PK’së.