Nuk e kishte pastruar automjetin në vendpunishte, gjobitet me 800 euro

Pastrimi i automjeteve në hyrje -dalje të vendpunishteve të ndryshme është e obliguar. E në momentin që kjo nuk ndodh, përveç që ndotet ambienti, kjo mund tu kushtoj edhe me gjobë personave që ngasin ato.

Një situatë e tillë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet ku një person është dënuar me 800 euro gjobë për ndotje të ambientit.

Kjo nuk mjafton, meqë i njëjti duhet ta bëj edhe pastrimin e rrugës, aty ku ka shkaktuar ndotje.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.

Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë… 800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës.

Posted by Adonis Tahiri on Tuesday, 20 April 2021