Zëdhënësi i BE-së

“Nuk e di kush është Ramadani, nuk komentoj çka boton ai”: Stano refuzon të konfirmojë ose demantojë autenticitetin e Draftit të Asociacionit

Draftin e publikuar nga ish-Shefi i AKI-së, Burim Ramadani, e që sipas burimeve të ndryshme është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar ta konfirmojë apo demantojë duke thënë se “nuk shoh arsye ta komentojë”. Këtë koment Stano e bëri në një prononcim për portalin evropian “Euractiv”.

Nuk e di se kush është zoti Ramadani dhe nuk shoh arsye të komentojë mbi atë se çfarë mund të pretendojë ose publikojë”, ka thënë Peter Stano.

Ne kurrë s’japim dokumente zyrtare të cilat janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi që kjo është edhe praktikë normale në ndërmjetësimet ndërkombëtare në kryerjen e proceseve në konfidencialitetit”, ka thënë Peter Stano, duke shtuar se është politikë e kahershme e Komisionit Evropian që të mos komentojë mbi rrjedhjet e pretenduara të dokumenteve.