“Nuk e di çfarë kërkojnë nga ne, pavarësinë e Kosovës s’e pranoj”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sonte se nuk e din se çfarë BE-ja po kërkon prej Serbisë në lidhje me Kosovën.
Vuçiq ka thënë se nuk ka bisedime lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiq këtë e ka thënë pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McCalister, të cilin, siç ka thënë në konferencë për media, e ka njoftuar për “gjera jo të mira” dhe situatën në Kosovë.
Ai ka thënë se më 10 tetor bëhen 2000 ditë që kur është dashur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e që sipas tij, ka qenë detyrimi i i vetëm i Prishtinës nga Marrëveshja e Brukselit, transmeton ballkani.info.
Sipas tij, këtë obligim Kosova nuk e ka përmbushur, derisa Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet. Mirëpo, kjo që ka thënë Vuçiq nuk është aspakt e vërtetë. Janë një sërë marrëveshjes që Serbia nuk i ka përmbushur.
“Sa i përket faktorit ndërkombëtar, kam thënë se nuk e kam idenë se çfarë po kërkojnë nga Serbia, por Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ashtu siç ata dëshirojnë, edhe sikur të me godasin më shtylla në kokë”, ka thënë ai. (ballkani.info)