Nuk dorëzohet Agim Veliu, vendos ta kërkojë “dashurinë” e popullit më 14 shkurt

Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar për Indeksonlinen se do të jetë kandidat.

“Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam pasur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces. Jemi të gatshëm për fitore”, ka thënë Veliu për Indeks.

Burimet e medias kanë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK-ja e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.

Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.