Rozeta Hajdari

“Nuk dorëhiqem, sigurova popullin”: Rozeta Hajdari pranon se s’ka ardhur vaji i “Ridit”, e fsheh me fjalët “3% vonesë”

As që shoh arsye të dorëhiqem”, tha Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media për gazetarë pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të MINT dhe një njeriu të afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ridvan Muharremi, në lidhje me aferën e vajit dhe gruri – ku 300 mijë euro janë paguar për vaj në Rezervën Shtetërore, mall ky i cili s’ka ardhur kurrë ndonëse paratë janë paguar. Hajdari e pranoi në mënyrë implicite se vaji s’ka ardhur, por e kamufloi përmes frazës “3 përqind vonesë” të blerjeve të Rezervave Shtetërore nga viti 2022, nga 10 milionë eurot sa ishin ndarë për Rezerva Shtetërore gjatë vitit të kaluar.

Jam krenare”, tha Hajdari, “që kam siguruar popullatën time” ndonëse fiziologjikisht i vërehej tension i brendshëm, jashtë teksa u përgjigjej pyetjeve të shumta të gazetarëve. As për dy zyrtarët e MINT të arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, Hajdari u shpreh se nuk dyshon në pafajësinë e tyre; ngase, siç vazhdon të pretendojë ajo, gjithçka është bërë konform legjislacionin në fuqi për Rezervën Shtetërore.

Hajdari, megjithatë, pyetur specifikisht rreth Aferës së Vajit, para të paguagara (rreth 300 mijë euro) për mall që s’ka ardhur kurrë në një kompani polake e cila as që merret me tregtim vaji, u shpreh, pa e përmendur vajin, se ka vonesë “prej 3%” në furnizimin prej blerjeve të bëra në vitin 2022. Për këtë gjë, një vit më vonë, tha ajo, është njoftuar edhe avokatura shtetërore për të proceduar më tutje në veprime ligjore. Kjo, sipas saj, në qershor të këtij viti.

Nuk mund të tregoj a vaji, a gruri…s’më lejon Neni 9 të përmend as miell, as sheqer as vaj…Ligji për Rezerva Shtetërore nuk më lejon të përmend klasfikimin…llojin, sasinë, vendnodhjen”.

Ju lutem më rezerzvoni”, iu tha ajo gazetarëve pyetur specifikisht se a po bëhet fjalin për vajin e paguar 300 mijë që s’ka ardhur kurrë.

Unë mund të tregojë se është vonesë prej 3 përqind vonese, e kemi njoftuar avokaturën shtetërore”, tha ajo, kështu duke konfirmuar shifrën rreth 300 mijë euro për vajin nga totali 10 milionë euro sa ishin ndarë për blerje të Rezervave Shtetërore

Ajo u shpreh se ligji ua ka “lejuar” pagesën në avanc, teksa përsëriti se 3 përqind e atyre blerjeve janë vonuar. Hajdari tha se i siguron qytetarët që të gjitha blerjet janë bërë konform legjislacionit në fuqi.

Këtu ajo nisi të godasë prokurinë për arrestimin e zyrtarëve, për çka tha se që nga marrja e mandatit të saj si ministre kanë dërguar 26 lëndë në prokuri, për të cilat tha se nuk janë trajtuar asnjëherë – duke ia kundërvënë aksionin e sotëm të arrestimit të dy zyrtarëve.

Pyetur specifikisht për Ridvan Muharremin, ajo tha se ai “s’ka të bëjë asgjë” me çështjen e blerjes së vajit, ndonëse tashmë edhe në audioregjistrimin e publikuara nga Nacionalja, por edhe njerëz të afërm të tij, e dinë dhe kanë treguar se ishte skatësisht “Ridi dallaverxhia” ai i cili kishte negocuar blerjen e vajit polak.

Unë s’kam asnjë informacion që personi në fjalë është në ndonjë kontraktim të kontratave për rezerva shtetërore. Unë vetë si ministre i kam nënshrkuar kontratat për rezervat shtetëore që janë si sekret. Përndryshe ministria ka nënshkruar shumë operator, por jo vetëm një”, ka thënë Hajdari.

Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”.