“Nuk do të na bindësh ta njohim Kosovën” – Vulin kapet me Hillin

Rreth vizitës së ministrit serb të brendshëm, Aleksandër Vulin, në Moskë ku u prit nga kryediplomati non-grata rus, Sergej Lavrov, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill u shpreh se “nuk e kuptoj çfarë ka dashur të arrijë me vizitën atje, e besoj që nuk e kupton as ai vet”.

I menjëhershëm qe reagimi i ministrit serb.

Vulin tha se as as ai nuk e kupton se “çfarë dëshiron të arrijë Hill duke dashur që Serbia ta njohë Kosovën”, raportuan mediat serbe.

Hill, si ambasador amerikan në Beograd, Vulin tha se është mysafir, ndërsa veten e quajti në shtëpi të vet.

“Nuk e di se çfarë dëshiron ambasadori Hill të arrijë duke provuar të na bindë ta njohim Kosovën, dhe nuk e di as çfarë mendon edhe vetë ai që mund të arrijë”, tha ministri serb.

Vulin tha se ambasadorët serbë në Uashington “kurrë s’do t’i komentin veprimet e ministrave amerikanë”.

Në lidhje me Rusinë, ky ministër tha se “nuk ka shtyjnë të marrin vendime të vështira”, ndërsa shtoi se “Serbia do të vazhdojë të merrë vetë vendimet e saj”.

“A është në interesin tonë ta njohim shtetin e Kosovës, ose ta shqyejmë Marrëveshjen e Dejtonit, ose të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe të mbesim pa gaz? Rusia s’na detyron të bëjmë asgjë”, tha ai.

Duke vazhduar më tej me komentet e tij histerike, Vulin tha se “mbase Hill do të ketë sukses të më heq mua nga qeveria, por jo Serbinë si të pavarur në vendimet e saj”.

Christopher Hill të marten në një intervistë për N1, tha se nuk e kupton se për çfarë ka shkuar Vulin në Moskë, e madje tha se “nuk mendoj që as ai vetë nuk e kupton se çfarë ka dashur të arrijë atje”.

Vulin në Moskë, në takim me kryediplomatin non-grata Sergej Lavrov, u mburr se Serbia është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Lavrov, në anën tjetër, u shpreh se Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin është në kontakt të vazhdueshëm “koordinues” me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Reporteri.net/.