Papa

“Nuk do të dorëhiqem”, Papa Françesku mohon zërat se është më kancer

Papa Francesku i është përgjigjur  me humor shqetësimeve mbi shëndetin e tij. Në një intervistë të rrallë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ai foli për problemet në gju dhe mohoi pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë.

“Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk ma kanë thënë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashetheme. Shpirti është ende këtu në Vatikan,  Vatikani është oborri i fundit europian i një monarkie absolute”.

Papa qeshi edhe me zërat se kishte planifikuar të dorëhiqej në të ardhmen e afërt duke thënë se një mendimi tillë nuk i kishte kaluar kurrë nëpër mend. E megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që diçka e tillë të ndodhte një ditë nëse, gjendja shëndetësore do t’ia pamundësonte punën.

Në intervistën 90 minutëshe, kreu i Selisë së Shenjtë tha se respektonte vendimin e gjykatës së lartë amerikanë që u hoqi grave të drejtën e abortit, por tha se nuk kishte informacione të mjaftueshme për të folur nga pikëpamje juridike. Ai përsëriti qëndrimin kundër kësaj procedure duke e krahasuar me “punësimin e një vrasësi me pagesë”.

Papa foli edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se shpresonte të vizitonte së shpejti Kievin  dhe Moskën. Deri më tani asnjë Papë nuk e ka vizituar kryeqytetin rus.