Nuk do të anulohen zgjedhjet në Podujevë

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovë i cili ndalon tubimet publike, të dielën do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilave zgjedhje do të ketë pasi Instituti i Shëndetit Publik u ka dhënë disa rekomandime se si do të veprohet të dielën.

Zgjedhjet do të mbahen me 15 mars, pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili është bërë ministër i Punëve të Brendshme.