Sot rreth orës 15:00 kulmi i një ndërtese është djegur në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë. Përveç dëmeve materiale nuk ka viktima në njerëz.
Pas intervenimit të zjarrfikësve është arrit të shuhet zjarri. Me ç‘rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo ndërtesë dhe ato përreth.
Latif Zeka komandant i Brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, tha se në momentin që kanë pranuar informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas të cilit fillimisht ishte përfshirë komplet çatia e këtij objekti me tym dhe pastaj është kapluar me zjarr.
“Me angazhimin e punëtorëve dhe zjarrfikësve nuk ka ndodhur ajo më e keqja, përveç djegies së kulmit. Të lënduar për fat të mirë në ka. Në momentin që kemi marr informacionin kemi dalë në vendin e ngjarjes”, tha Zeka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha po ashtu se edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas tij, në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është djegur një nënkulm një objekti banimi. “Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrfikësve kanë kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë evakuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, theksoi Hoxha duke shtuar se nuk dihen shkaqet e zjarrit. Objekti në fjalë është pronë e familjes Dema nga Prishtina. Po ashtu edhe të premten e kaluar nga flakët janë përfshirë edhe dy banesa në rrugën “Rrustem Statovci”.







