Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtari i kryesisë së PDK-së, Donjet Bislimi ka përkrahur iniciativën për shpalljen e Valmir Aliçkaj si “Qytetar Nderi” i qytetit.
Bislimi përmes një postimi në facebook, ka shkruar se si kryesues i komisionit për ndarje të këtij titulli do ta mbështes këtë kërkesë nga shumë qytetarë, shkruan Ballkani.info
“Si Shef i GP të PDK-së në Mitrovicë dhe si Kryesues i Komisionit për ndarje të Çmimit “Qytetar Nderi” e mbështes iniciativën që Valit nga Deqani të i ndahet ky çmim.” ka shkruar ai.
Nazlije Sherifi vuante nga skleroza glomerulare fokale e cila ia kishte dëmtuar veshkat, andaj Valmir Aliçkaj, i riu nga Deçani kishte vendosur të ia dhurojë veshkën 19-vjeçares Nazlije Sherifit e cila vdiq në pritje të transplantit
“Fati nuk e lejoj t’a përmbushë misionin e tij por Nazlijes tonë i’a kthej shpresën për jetë deri në momentin e fundit!” ka shkruar ai.
Kujtojmë se 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ka vdekur të dielën pas një sëmundje të rëndë.
Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se 19 vjeçarja ka vdekur nga koronavirusi, por vëllai i Nazlijes, Ilir Sherifi, mohon që motra e tij të ketë qenë e infektuar me virusin SARS CoV-2. /Ballkani.info/
Lajmi i plotë:
Si Shef i GP të PDK-së në Mitrovicë dhe si Kryesues i Komisionit për ndarje të Çmimit “Qytetar Nderi” e mbështes iniciativën që Valit nga Deqani të i ndahet ky çmim.
Fati nuk e lejoj t’a përmbushë misionin e tij por Nazlijes tonë i’a kthej shpresën për jetë deri në momentin e fundit!







