Nuhiu: Trepça ’89 nuk e meritojë humbjen me këtë rezultat, luajti shumë mirë dhe kishte raste

Drita ka vazhduar me fitore në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në Gjilan me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që më konkret para portës ishin vendasit.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për Artsport  theksoi se rezultatin nuk ishte aspak real, pasiqë ’89-shi luajti ndeshje shumë të mirë.

“Rezultati nuk është aspak real, sepse Trepça 89 luajti një ndeshje shumë të mirë. Të dyja skuadrat luajtën mirë dhe krijuan shumë raste, ishte një paraqitje shumë e mirë nga Faton Maloku që na shpëtoi në disa raste. Kjo fitore që arritëm është meritë e të gjithëve”, tha Nuhiu.

Drita vazhdon kryesimin në Albi Mall Superligë me 24 pikë pas 10 ndeshjeve, derisa Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me nëntë pikë. /Demokracia.com