Nuhiu thotë se forca e Antwerpit është motiv për Dritën

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për media në Belgjikë para duelit të parë me Antwerpin.

Antwerpi dhe Drita do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 19:00 në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Nuhiu ka vlerësuar lart kundërshtarin belg, ndërsa ka thënë se forca që ata kanë do të jenë motiv për skuadrën e tij.

“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshTari shumë serioz, stabil dhe me një projekt serioz. Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udheheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte dhe gjithashtu me individ cilësor. Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne. Një mundësi e artë për futbollistët e mi për t’u përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona. Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp.

Në konferencën e mbajtur orët e mbrëmjes së sotme ishte i pranishëm edhe kapiteni Ardian Limani.