Nuhiu: Jam i kënaqur me angazhimin, por jo me rezultatin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve sot në ndeshjen kundër Arbërisë. Por jo edhe me rezultatin.

Drita barazoi 1:1 në shtëpi me Arbërinë, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

“Kemi grup shumë cilësor, u paraqitëm shumë mirë. Krijuam shumë raste por nuk shënuan. Përveç rezultatit nuk na konvenon, mund të them se jam i kënaqur me angazhimin. Rregulli i pashkruar është që kur nuk shënon, atëherë pëson. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë pasi Arbëria ka një ekip të mirë. Edhe me Prishtinën, do të mundohemi të japim maksimumin në ndeshjen e mbetur dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha Nuhiu.