Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres – INPO, Albulena Nrecaj, vlerëson se shkarkimi i drejtorëve komunalë të PDK-së ka qenë i pabazë.
Sipas saj nuk ka pasë asnjë paralajmërim që do të ketë matje të performancës të drejtorëve.
“Nuk ka pasë pritshmëri që të shkarkohet Ilirik Musliu, i cili ka qenë ndër drejtorët më aktivë të komunës”, është shprehur Nrecaj në Rubikon.
“Mbeturinat nuk janë përgjegjësi e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, por e kompanisë rajonale”.
Ajo ka thënë se kryeqyteti është duke u qeverisur në mënyrën e njëjtë sikur në kohën e Shpend Ahmetit.







