Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunime me shkollat profesionale të kryeqytetit për të mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale për nxënësit e këtyre shkollave

NPB ka treguar ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Arton Berisha dhe drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku.

“Pas kontributit të NPB-së në renovimin dhe mirëmbajtjen e shkollave të kryeqytetit, ky memorandum paraqet një hap tjetër për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve. Në bazë të këtij bashkëpunimi, nxënësit do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë pranë NPB, duke përfshirë Projektimin e punimeve, Prodhimin e materialeve, Implementimin e projekteve në terren, dhe Mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore”, thuhet në njoftim./Ballkani.info/

Njoftimi i plotë: