Novobërdë

Novobërdë: Qytetari ankohet se ia vodhën kabllot e rrymës nga vila e tij

Një qytetar është ankuar se në villën e tij në fshatin Makresh të Novobërdës, dikush ka hyrë dhe ia ka vjedhur kabllot e rrymës.

L.G tha se rastin është denoncuar në polici.

Sipas tij dëmi i shkaktuar është 500 euro.

“Që disa vite jam duke e ndërtuar një vilë. Po investoj pak nga pak, sa po mundem. Para se me hy në dimër e kam vendosur rrymën, por se kam lëshuar për shkak se ka probleme. Tani para disa ditësh, unë kam dashur të vendosur energji solare, çelësat ia dhashë mjeshtrit, kur ai shkoj aty, e kishte pa derën e hapur me kaçavidë, e më tha këtu paska hy dikush”, tha qytetari.

“E ka bërë një video brenda vilës, e ma ka dërguar kur e pashë se aty ishin thyer prizat e rrymës, e nga aty janë nxjerrë kabllot, që në total janë shkaktuar dëm 500 euro”, theksoi ai.

“Sigurisht ka mundur ndonjë i ri të hyj aty për të marrë bakër nga aty. Maksimumi që ka mundur të përfitojë ai person i dyshuar, ose ata persona të dyshuar është 30 euro nga ato”, shtoi L.G për Klankosova.tv

“Rastin e kam denoncuar edhe në polici. Më pyetën a ke ndonjë të dyshuar? I thashe po, të dyshuar janë pronarët e tokave aty përreth që po synojnë të bëjnë presion me rrymë e me këso gjërash”, shtoi ankuesi.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje/ Klankosova.tv

Qytetari l.G ankohet se iu vodhën kabllot e rrymës nga vila e tij në fshatin Makresh të Novobërdës
Qytetari l.G ankohet se iu vodhën kabllot e rrymës nga vila e tij në fshatin Makresh të Novobërdës.