Notat e monitoruesve për britanikë për Guvernatorin e Bankës Qendrore

Katër kandidatët për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, do të shkojnë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Ky ishte komunikimi që bëri BQK-ja. Megjithatë, një vlerësim pak më ndryshe e ka bërë Ambasada e Britanisë në Kosovë si monitoruese e këtij procesi.

Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë katër kandidatët për të cilët do të vendosin deputetët se cili do të bëhet guvernator.

Kurse, në vlerësimin e monitoruesve britanik, janë gjashtë kandidatë që e kanë kaluar procesin e intervistimit. Katër prej të cilëve janë dërguar për votim në Kuvend, e dy jo.

Në vlerësimin e britanikëve më e suksesshmja ka dalur Shkëndije Himaj me 32 pikë.

Ahmet Ismaili është i dyti me 28 pikë, Nexhat Kryeziu me 27.5 kurse Genc Rraci me 24.5. Rraci në anën tjetër, nuk është dërguar fare për votim në Kuvendin e Kosovës.

Lulzim Ismajli ka 24 pikë, kurse guvernatori aktual Fehmi Mehmeti 23.5 pikë. Mehmeti gjithashtu nuk është dërguar për votim nga deputetët.