Nora rrëmben vëmendje me fotosesioin e ri

Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit imazhe të shkëputura nga seti i ri fotografik.

Një prej emrave më të komentuar të shoubizit është edhe Nora Istrefi, e cila në radhë të parë njihet për stilin e veçantë.

Këngëtarja, së fundi ka realizuar një fotosesion të ri, ndërsa vendosi që t’i ndajë me ndjekësit disa fotografi nga ai set.

Ajo ishte veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, në të cilin dukej shumë atraktive dhe si çdo herë në formën më të mirë të mundshme.

Fustani i ngushtë, ia theksonte asaj linjat trupore, për të cilat kujdeset shumë edhe në palestër, ndërsa komentet e ndjekësve për këtë paraqitje ishin vetëm pozitive.

Ndryshe, Nora Istrefi gjatë këtij viti nuk ka qenë aktive me prurje muzikore, “Dy zemra” është kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Butrint Imerin.