Nora Istrefi si një lepurushe tërheqëse me kostum të kuq

Në trendin e publikimeve me veshjet e Halloweenit është përfshirë edhe këngëtarja Nora Istrefi.

Autorja e shumë hiteve ka zgjedhur kostum të ngjashëm me motrat e saja, Era dhe Nita.

Derisa Era zgjodhi kostumin me ngjyrë rozë, e Nita me ngjyrë të zezë, Nora e zgjodhi atë me ngjyrë të kuqe.

E njohur për figurën e admiruar trupore, artistja e famshme ka mahnitur në pozat me këtë veshje duke vënë në plan të parë linjat e saj.

Nuk ka munguar edhe një video teksa këngëtarja shfaqet tërheqëse, derisa ajo ka pozuar edhe me motrat e saja.