Foto

Nora Istrefi publikon fotografi nga pushimet në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka zgjedhur gjegjësisht Dubain, një vend tashmë i preferuar për thuajse gjithë shqiptarët.

Bukuroshja duket se është në shoqërinë e disa mikeshave të ngushta në bazë të disa fotografive që ka publikuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, nëna e një vajze solli disa momente të veçanta nga ky udhëtim.

Në njërën nga fotografitë, krijuesja e hitit “Amanet” ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në bikini.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta tashmë shquhet për fizikun atraktiv marrë parasysh që kujdeset edhe me ushtrime në palestër.

Nora vlen të ceket se këtë periudhë ka qenë më pasive me projekte muzikore. /Telegrafi/