Nora Istrefi po vjen me risi për vitin 2021

Këngëtarja Nora Istrefi duket se do të na i bëjë më të bukura ditët e vitit 2021, pasi po punon fort për një album të ri.

Projekti i saj i fundit erdhi tre muaj më parë në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe u titullua “Dy zemra”, ndërsa tashmë i është përkushtuar tërësisht projekteve të reja të albumit të saj.

Megjithëse ende nuk kemi një lajm të tillë nga vetë Nora, ka qenë violinisti Adorel ai që e ka zbuluar këtë lajm të bukur.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me këngëtaren, duke e falenderuar që e ka bërë pjesë të albumit të saj.

“Faleminderit Nora Istrefi, ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij albumi të bukur dhe të uroj shumë suksese në albumet e radhës.”- ka shkruar ai.Image

Ende nuk dihet ç’titull do të ketë albumi apo një datë publikimi, megjithatë jemi të bindur se fansat po e presin sa më shpejt.

Këto ditë, Nora u kthye sërish në kryefjalën e mediave pas deklaratës së Leonora Jakupit gjatë intervistës së saj të fundit, ku tregoi se s’do t’i fliste Nora Istrefit.

Leonora tha se ajo nuk mban inate, por për momentin nuk do i fliste Nora Istrefi. Fillimisht ajo nuk deshi të tregonte arsyen, por më pas tha se Nora ka bërë një gabim të madh kundrejt saj dhe i detyrohet një falje.

“Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.

Leonora dhe Nora kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën dhe në rrjet kanë qarkulluar shpesh foto të përbashkëta mes tyre. Vite më parë ato kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën për shkak të këngës së Norës “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj. Kjo këngë rezultoi mjaft e suksesshme për Nora Istrefin asokohe, por nuk dihet nëse është kjo realisht arsyeja që ato nuk flasin, sepse Jakupi është shprehur më herët se fal shumë.