Nora Istrefi me çantë të 2800 eurove

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është shumë e pëlqyer nga fansat për stilin e saj.

Së fundmi, ajo i befasoi të gjithë me një paraqitje mjaft elegante dhe të kuruar në sfilatën më të fundit të stilistit Valdrin Sahiti, në Tiranë.

E përfolur shpesh për shpenzimet marramendëse që bën, Nora, duket se investon mjaft para që të duket gjithnjë sa më tërheqëse.

Vetëm çanta e saj “Mini Lady Dior” në këtë paraqitje, kap shifrën e 2800 eurove.

Ndërkohë, fustani i saj i markës “Zara” kap vlerën e rreth 40 eurove, të cilin e kishte kombinuar me një palë vathë që kushtojnë plot 465 euro.

Nora përndryshe solli projektin e saj më të fundit muzikor gjatë verës – një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolur të vitit, kjo edhe sa i përket jetës private, pasi këtë vit këngëtarja i ka dhënë fund martesës së saj me Robert Berishën.

loading…