Nora Istrefi flet për herë të parë, tregon pse erdhi deri te ndarja me Robertin

Nora Istrefi ishte e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”.

Këngëtarja e cila ka pak muaj që është ndarë nga Robert Berisha mori një video mesazh nga ai.

“Nora dhe Renee do jenë gjithmonë rruga e jetës time”, u shpreh Robert Berisha.

Nora më pas u shpreh se me Robertin kanë një raport mjaft të mirë duke qenë se kanë dhe vajzën Renee.

“Ndarja jonë nuk ka pasur ndonjë arsye, pasi është folur shumë, por erdhi për shkak të konsumimit të lidhjes 15 vjeçare”, tha këngëtarja.

Përveç, Robertit ajo u surprizua edhe nga vajza e saj e cila kishte realizuar një video duke kënduar këngën “Anna”, si dhe nëna e saj, Suzana e cila pas kaq vitesh këndoi një këngë pë Norën.