Nora Istrefi dhe Jehona Sopi darkojnë me Besnik Tahirin e AAK-së

Këngëtaret Nora Istrefi dhe Jehona Sopi kanë treguar shumë herë se kanë një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën.

Ato madje kanë fatin të jenë edhe komshinj, pasi të dyja janë banore të së njëjtës lagje periferike të Prishtinës.

Jehona dhe Nora duket se kanë pasur fatin që sonte të darkojnë me një figurë të njohur të politikës vendore.

Bëhet fjalë për Besnik Tahirin, i cili është zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka qenë Nora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh nga darka e së premtes, ku ndër të tjerash edhe kanë cikërruar gotat mes vete.

Të pranishëm në këtë mbrëmje, duket të kenë qenë edhe shumë personalitete tjera.

loading…