Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Baku

Xhudistja kosovare Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në ”Grand Slam Baku”, në Azerbejxhan, në kategorinë -57kg.

Gjakova në luftën për vendin e tretë mposhti xhudisten nga Belgjika, Mina Libeer, shkruan IndeksOnline.

Nora në raundin e parë ishte e lirë, në raundin ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon gjermanen, Seija Ballhaus.

Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari në ndeshjen kundër britanezes, Lele Nairne.

Pas asaj Nora u ndesh në repasazh, ku mposhti me tri denime për Ippon italianen, Veronica Toniolo./IndeksOnline/