Nora befason me reagimin pas ndarjes së Robertit nga Laureta

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë emër shumë i përfolur në mediat rozë, më shumë se për jetën e saj profesionale, ajo është diskutuar për jetën e saj private.

Ndarja e saj nga Robert Berisha, bëri bujë të madhe, duke bërë dyshen në fjalë shumë të komentuar.

Gjithsesi, ajo periudhë tashmë ka kaluar, e Nora po mundohet të jetojë jetën e saj larg syrit të publikut.

E në ditën kur u raportua se Roberti është ndarë nga e dashura e tij e re, Laureta Maqedonci, Nora ka befasuar me ragimin e saj.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet goxha hot.

Me disa lëvizje provokuese, ajo duket se po e ‘feston’ ndarjen e Robertit nga Laureta.