Nol Nushi nga Partia Social Demokrate ka ironizuar me takimin e kryeministrit Albin Kurti në Berlin, që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak duke qenë madje edhe në një darkë joformale.
Ai ka ndarë një fotografi duke vendosur fytyrat e ish-kryeministrave kosovarë sipër fytyrave të zyrtarëve tjerë ndërkombëtarë të cilët ishin sonte pjesë e takimit ku merrte pjesë edhe kryeministri kosovar, dhe që për të dialoguar me presidentin serb, nuk pranonte assesi pa disa kushte.
”Problematic guys!”, shkruan Nushi i PSD-së, duke iu referuar thuajse një deklarate ‘contra’ të dikurshme të ish-presidentit Hashim Thaçi







