Së fundmi është raportuar shumë për Nokian e re të HMD Globalit, i cili pritet të vijë me pesë kamera.
Tani, sipas një raporti të ri thuhet se Nokia i ardhshëm do të lansohet më vonë këtë muaj në Dubai. Kjo informatë thuhet se është zbuluar nga burimet e brendshme të kompanisë HMD Global, shkruan neowin. Nokia 9 PureView, po ashtu, thuhet se do të lansohet muajin tjetër edhe në Indi së bashku me disa pajisjet tjera të brendit Nokia.
Sa i përket çmimit, Nokia 9 PureView thuhet se do të kushtojë rreth 850 dollarë, çmim i përafërt me modelin për Evropë – Nokia 8 Sirocco i cili kushtonte rreth 860 dollarë ndërsa më vonë në Amazon ai shitej me çmim më të ulët prej 528 dollarë.
Nokia 9 PureView me pesë kamera pritet të lansohet këtë muaj
