“Nokauti i vitit”, vëllai i Tyson Furyt fiton fuqishëm në raundin e dytë VIDEO

Tommy Fury, vëllai i kampionit të botës në boks, Tyson Furyt, ka vazhduar me fitore në fillimin premtues të karrierës.

21-vjeçari arriti fitore spektakolare me një nokaut në raundin e dytë ndaj Genadij Krajevskij.

Tani ai ka katër fitore në po aq meçe.

Pas goditjes së fuqishme nga Fury, Krajevskij kishte nevojë për oksigjen.

Meçi nuk kaloi pa lëvdatat e vëllait të madh.

“Nokauti më i mirë i vitit”, ka shkruar Tyson Fury në Twitter teksa ka postuar edhe videon e goditjes së fuqishme të vëllait të vogël.