Noizy

Noizy zbulon nëse vajza e tij Leandra do të vijë në koncertin “Alpha Show”

Noizy në një intervistë ka zbuluar detaje nga koncerti i tij “Alpha Show”.

Ai ka thënë se koncerti i tij do të jetë super gjigant dhe madhështor.

“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, ka zbuluar Noizy.

Më tej, Noizy tregoi nëse vajza e tij do jetë në koncert.

“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, ka thënë reperi.

Jo vetëm kaq, por ai foli edhe për artistë të ndryshëm, ku u ndal edhe te Elvana Gjata.

Ai tha se ka menduar që të bëjë një bashkëpunim me Elvana Gjatën.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

“Mund të keni një bashkëpunim?”, i tha Ori Nebijaj

“Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, tha reperi.