Video

Noizy vjen me një bashkëpunim me Yll Limanin, e këndon në Aplha Show

Mbrëmë është mbajtur koncerti i madh i Noizyt. Ai e ka bërë të ditur për herë të parë këngën e tij më të re me Yll Limanin.

Pas atij vitin e kaluar, reperi organizoi sërish një koncert në sheshin e Tiranës dhe gjithçka ishte madhështore.

Përveç Noizyt, në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Yll Limani, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Era Istrefi, Ledri Vula, Buta e artistë të tjerë.

Menjëherë pas koncertit, Noizy hyri në Instagram për të falenderuar të gjithë ata që punuan për këtë koncert madhështor.

Ai premtoi gjithashtu se do shihen sërish vitin tjetër me Alpha Show 3. /Prive.al