Noizy reklamon dy veturat e tij luksoze

Noizy nuk heziton që herë pas here të shfaq jetën luksoze që ai bën.

Duke qenë se ka vite që është pjesë e estradës dhe është një nga emrat më të kërkuar, kjo i ka mundësuar që të bëjë një jetë të mirë.

Së fundmi ai na ka prezantuar dy veturat e tij super luksoze nga marka ‘Ferrari’.

“Rapstar” mban titullin kënga e tij e fundit e lansuar në janar të këtij viti e cila deri tani numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube, ndërsa reperi po vazhdon me koncertet e shumta në shtete të ndryshme.