Enca Haxhiu

Noizy përsëri në Instagramin e Encës

Enca Haxhia nuk është vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera, ndër personazhet më të ndjekur në Instagram por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit. Ajo është shumë aktive si në publikimin e këngëve të reja të cilat bëjnë gjithmonë bujë, por edhe me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Mirëpo Enca gjithashtu është edhe “Mbretëresha e Instagramit” në vendin tonë, me plot 1.9 milionë ndjekës dhe tashmë në vend të dytë është Luana me plot 1.4 milionë dhe më pas vjen Noizy me 1.3 milionë.

Pikërisht për këtë arsye, ajo ka bërë pjesë të instastoryt të saj reperin e njohur Noizyn pasi ka postuar një video ku tregohet artistët shqiptarë me më shumë ndjekës në Instagram. Në video shihet se Enca është në vend të parë, në të dytin Luana dhe më pas Noizy.

Këngëtarja e talentuar shprehet se është “Numri 1” dhe uron veten nëpërmjet videos.