Noizy paralajmëron bashkëpunimin e radhës me Dhurata Dora?

Dy artistët shqiptarë Noizy dhe Dhurata Dora para nëntë muajsh kanë sjellur bashkëpunimin e tyre.

Ky bashkëpunim titullohej “Mi Amour” dhe u pëlqye mjaft shumë nga fansat.

Këtë e dëshmojnë edhe klikimet në kanalin zyrtar në YouTube.

Brenda këtyre muajve kjo këngë ka marrë mbi 80 milionë klikime, ku për këtë ka reaguar Noizy.

Ai përmes një ‘InstaStory’ pyeti fansat se a janë gati për diçka të re.

“Jeni gati për diçka të re?”, ishte mbishkrimi i Noyzit.

Ndryshe dyshja janë komentuar nga fansat për një lidhje të mundshme mirëpo nuk ka pasur ndonjë reagim nga ta.