Reperi Noizy, është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi që dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje me grupin e tij në një diskotekë në Pejë.

Organet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arritur të arrestojnë reperin nga Shqipëria.

Kurse, sonte (hënë) është paralajmëruar se do të jetë në diskotekën “Stop” në Gjilan, për të kënduar. Për këtë performancë të reperit është në dijeni edhe Policia e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është në kërkim policor dhe i njëjti në çdo moment që do të takohet nga ana e Zyrtarëve Policor pa marrë parasysh në cilin lokacion, ai do të arrestohet dhe dorëzohet në njësitin përkatës që është në kërkim të tij”, tha Hashani./Ballkani.info/