Noizy lutet për Turqinë pas tërmetit shkatërrues

Edhe Noizy është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Një tërmet prej 6.8 shkallë të rihterit ka goditur mbrëmë Turqinë, duke lënë shumë të vdekur dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, shkruan lajmi.net.

Me Turqinë janë solidarizuar edhe populli shqiptar, mes tyre shumë fytyra publike.

Reperi Noizy, përmes një postimi në Instagram ka shkruar “Qëndro e fortë Turqi. Ne lutemi për ju”.

Deri tani, mediet turke e huaja kanë raportuar për 20 viktima, ndërsa kërkimet janë duke vazhduar.