Noizy jep një lajm të mirë për fansat

Noizy ka treguar datën e këngës së re.

Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili numëron shumë projekte muzikore.

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga ana e fansave të tij.

Me anë të një postimi në Instagram, Noizy njoftoi se kënga e tij e re vjen më 31 dhjetor, po ka një dilemë nëse duhet ta publikojë më atë datë apo më 1 janar.

“1 here e mire me date 31/ dhjetor/2020. Ora 23:59:59. Qe ta presin kongen ne vend të vitit ri. Si thoni ju? Kam hall se lej dhe fansat para telefonit pa festu. ndoshta me date 1/1/2021”, shkruan ai.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Noizy për fansat kësaj radhe.