Reperi

Noizy jep lajmin e shumëpritur për fansat

Noizy po vjen me diçka të re.

Noizy ka ndarë me ndjekësit një imazh në rrjete sociale, përmes së cilit zbuloi befasinë që ka përgatitur për fansat.

Reperi bëri të ditur se po përgatit një mixtape me 16 këngë, por kjo nuk është e tëra.

Pas këtij mixtape, Noizy sjell edhe albumin e ri, për të cilin ka kohë që është duke punuar.

Kujtojmë se “Kallabllak” titullohet projekti i fundit muzikor nga Noizy, i cili është pëlqyer nga fansat e tij.

View this post on Instagram

1 Mixtape me 16 kenge. Dhe me pas.. ALBUMI

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

loading…