Noizy i prish raportet me Seven Saraqin? Kjo foto ‘flet’ shumë

Ata dikur kishin një duet bashkë.

Por, Noizy ka bërë kërkesë që kënga e tij dhe Seven Saraqit “Si me kon zezake” të fshihet nga kanali Youtube, shkruan Ballkani.info.

Ai nuk ka folur me Sevenin për këtë gjë, madje nuk e ka pyetur se a mund ta fshijë apo jo, pasi kënga është e përbashkët.

Të paktën kështu u kuptua nga një fotografi që Seveni e hodhi në Instastory.

Ai shihet se ka publikuar emailin e pranuar dhe e ka pyetur Noizyn publikisht se përse e mori këtë vendim pas katër vitesh që nga publikimi i këngës.

Nga ana Noizyt nuk ka akoma asnjë reagim për këtë çështje./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=PhjQtdcU43w