“Spotify” tani është e qasshme në Kosovë e Shqipëri.
Platforma e njohur muzikore “Spotify” deri tani nuk kishte qasje në trojet shqiptare, por së fundi u dha lajmi i mirë për artistët.
Tashmë, këngët e artistëve do të mund të dëgjohen edhe në Kosovë e Shqipëri përmes kësaj platforme, e këtë gjë po e mirëpresin këngëtarët.
Reperi Noizy, përmes një postimi uroi gjithë artistët shqiptarë dhe ballkanas për këtë lajm të mirë.
“Faleminderit Spotify. Lajm fantastik për të gjithe artistat shqiptar & Ballkanas”, ka shkruar Noizy në positmin e tij në Instagram.








