Një nga mjetet e identifikimit të repit është ‘diss-i’, apo siç njihet, thumbimi.

Edhe në Hip Hop-in shqiptar ka pasur shumë këngë të tilla që reperët ia kanë bërë njëri-tjetrit, por, rrallherë e kanë pranuar një gjë të tillë, shkruan Ballkani.info.

E sonte, reperi Noizy është ai që e ka pranuar një ‘diss’.

Ai në Instagram ka publikuar një video ku shihet Lek Plepi teksa ia ka thurur disa vargje Noizyt, duke i thënë se “po ta kthej diss-in”.

Mirëpo, Noizy duke e ironizuar totalisht Lek Plepin, i ka thënë se ai nuk i bën kurrë ‘diss’ atij, sepse “sipas” Noizyt, Plepi vlen si reper!/Ballkani.info/